Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Dhjetor 2020, 22:10

Vaksina e Koronavirusit vjen në Shqipëri pas dy vitesh? Flet Mira Rakacolli

Sipas një harte të "The Economist" vaksina kundër Koronavirusit do të vijë në Shqipëri në prill të vitit 2022. Si qëndron e vërteta?

Zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur në "Open" se harta është bërë në bazë parashikimesh. Ajo tha se qeveria ka ndërmarrë masa dhe vaksina do të jetë gati në muajt e parë të vitit 2021.

“Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizur që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021", u shpreh Rakacolli.