Sipas një harte të "The Economist" vaksina kundër Koronavirusit do të vijë në Shqipëri në prill të vitit 2022. Si qëndron e vërteta?
Zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur në "Open" se harta është bërë në bazë parashikimesh. Ajo tha se qeveria ka ndërmarrë masa dhe vaksina do të jetë gati në muajt e parë të vitit 2021.
“Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizur që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021", u shpreh Rakacolli.
