Një javë më parë, Arjoni i "Përputhen" publikoi një foto ku shihej në shtrat me Anën. Që nga ai moment historia e tyre ka bërë bujë të madhe në rrjet.

Arjoni ka rrëfyer se ai dhe Ana kanë pasur një histori dashurie, mirëpo ajo ka luajtur me ndjenjat e tij. Nga ana tjetër, Ana i ka mohuar fjalët e konkurrentit, duke thënë se mes tyre nuk ka pasur lidhje dhe nuk ka ndodhur asgjë.

Në puntatën e sotme, Arjoni ishte në një lidhje direkte për "Përputhen". Ai zbuloi fakte të reja nga historia me Anën dhe për më tepër tregoi disa biseda mes tyre. Arjoni tha se Ana e harronte shpesh çakmakun te shtëpia e tij dhe këtë e provoi me biseda.


