Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Dhjetor 2020, 18:06

Plot dashuri! Klea Huta surprizon Elgit Dodën për ditëlindje

Producenti i njohur Elgit Doda feston sot ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë nuk kanë munguar urimet nga familjarët, miqtë dhe fansat.

Bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht moderatorja Klea Huta, i ka dedikuar fjalët më të ëmbla. Për këtë, ajo ka publikuar një video pranë Elgitit në Instastory.

"Gëzuar ditëlindjen prodstar! Unë dhe Kridi të duam më shumë se jetën tonë! Zoti na bekoftë!", ka shkruar Klea krahas postimit.