Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Dhjetor 2020, 17:05

Sa e ëmbël: Ledri Vula tregon për herë të parë portretin e së bijës, Poem Blu

Para dy ditësh, çifti shumë i dashur për publikun Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur një emër të veçantë dhe të padëgjuar.

Dyshja e kanë quajtur Poem Blu dhe vetëm së fundmi Ledri ka treguar portretin e saj ëngjëllor. Ai ka publikuar një foto të vogëlushes në rrjete sociale.

"Poem Blu", ka shkruar reperi krahas fotos, ku shihet e bija duke fjetur.