Dy ditë më parë reperi i njohur, Ledri Vula u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Sara Hoxha, solli në jetë një vajzë.

Ledri reagoi për herë të parë në Instagram duke postuar një imazh duke shtrënguar dorën e Sarës, teksa mori urime të shumta nga miqtë e tyre, personazhe publikë dhe nga fansat.

Ndërkohë burime për "Gazeta Blic" kanë zbuluar se çifti i ka vendosur vajzës një emër shumë të veçantë, Peoma Blue.

Së fundmi babai i Ledrit, Agroni ka zbuluar se ata e kanë pritur mbesën shumë ëmbël. Agroni ka postuar një tortë ku shkruhet "Mirë se erdhe", zbukuruar me një kukull bebe, një karrocë dhe një trëndafil rozë.

