Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Dhjetor 2020, 16:04

12 qytetarë humbin jetën nga Covid-19 në vend, mes tyre një 29-vjeçar

Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 1040 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar dot: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç. 

Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.