Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, kryeministri Rama ka përzgjedhur Bledi Çuçin për postin e ministrit të ri të Brendshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama me një status në rrjete sociale, ku shkruan se emrin e Çuçit e ka dërguar për dekretim tek Presidenti Ilir Meta.
Bledi Çuçi mban aktualisht detyrën e ministrit të Bujqësisë. Me transferimin nga ky post ministror, në vend të tij Kryeministri rikthen në qeveri Milva Ikonomin, të cilën e ka përzgjedhur si ministre të Bujqësisë.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në Twitter.

