Nga Shqipëria / E Mërkurë 16 Dhjetor 2020, 12:12

Njihuni me të riun shqiptar që mori vëmendjen e J.Lo-s, këngëtarja nis sfidë frymëzuar nga ai

Ardit Nreca është një i ri shqiptar nga Gjakova që ka marrë vëmendjen e Divës Jennifer Lopez. Emri i Arditit ditët e fundit ka qenë shumë i komentuar në media pasi Jennifer pëlqeu kërcimin e tij me këngën "In the morning", i komentoi, e shpërndau e madje kërceu me koreografinë e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @ardit_nreca

Përpos këtyre, këngëtarja e frymëzuar nga Arditi nisi një sfidë të re me koreografinë që i riu shqiptar kishte realizuar me këngën "In the Morning".

Me një postim të gjatë në Instagram, Arditi shprehet falenderues që Jenniferi i hapi rrugën për të ndjekur karrierën e tij të ëndrrave.

"Dhe një nga ëndrrat e mia u bë realitet! Ishulli im Jennifer Lopez krijoi një sfidë të re me këngën e saj "In the morning", me koreografinë time. ajo më pikasi mua, nisi të më ndiqte në të gjitha rrjetet sociale dhe kërceu koreografinë time. Pjesa më e bukur është që unë falë saj mund të nis karrierën që gjithmonë e kam ëndërruar. Gjithmonë më kanë përqeshur pse kisha një idhull dhe isha fans, por ata nuk e dinin që ajo më ka shpëtuar jetën në shumë mënyra. Tani do nis karrierën falë mbështetjes që ajo më dha. Falenderoj Jenniferin, fansat e saj, familjen, miqtë e mi, shqiptarët që më mbështetën në rrjete sociale, mediat. Jam i bekuar dhe më pret një e ardhme e ndritur", shkruan Arditi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)