Nga Shqipëria / E Martë 15 Dhjetor 2020, 22:10

Pas 17 vitesh u largua nga 'Portokalli', Altin Basha zbulon arsyen

Pak kohë më parë, Altin Basha u largua nga spektakli "Portokalli". Së fundmi, i ftuar në studion e "Abc News" me Endri Xhafon, ai zbuloi dhe arsyen e këtij largimi.

Basha deklaroi se e ka parë largimin si një hapësirë lirie. Po ashtu, ai zbuloi se eksperiencën që ka marrë përgjatë 17 viteve si regjisor i "Portokalli", do ta vërë në jetë për një program tjetër.

Regjisori nuk tha më shumë rreth këtij programi të ri apo nuk dha një datë të saktë.