Mbrëmjen e djeshme Saimiri i "Love Story" eliminoi Kejdën dhe Dritën. Dy vajzat kanë folur pas eliminimit në një intervistë për "Daily Love Story", ku Kejda nuk i ka kursyer thumbat për Saimirin.

Ajo është shprehur se Princi Modern nuk është i sinqertë dhe i pëlqejnë vajzat që i afrohen shumë që në fillim.

"E prisja eliminimin sepse kam qenë shumë indiferente me Saimirin. Me aq sa kam kuptuar atij i pëlqejnë shumë gocat që i afrohen shumë që në fillim, gjë që nuk është në karakterin tim.
Duke parë sjelljen e Saimirit më lindin shumë dyshime sepse është i njëjtë me të gjithë gocat. Ai nuk më duket shumë i sinqertë të them të drejtën.
Duhet të kishte dalë Enxhëlli, jo në vendin tim, se unë do kisha dalë gjithsesi. Në momentin që ai del me vajza si Enxhëlli, Suela apo dikush tjetër, për mua i ka humbur vlerat totalisht si mashkull", është shprehur Kejda.



