Nga Shqipëria / E Martë 15 Dhjetor 2020, 21:09

E rëndë në Prizren/ Vritet efektivi i policisë me të bijën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Admir Shala ka konfirmuar se janë gjetur të vdekur dy persona, njëri prej të cilëve zyrtar policor.

Ai ka treguar për gazetën Express se dyshohet që viktimat të jenë babë dhe bijë.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, është shprehur Shala për Gazetën Express.