Nga Shqipëria / E Martë 15 Dhjetor 2020, 17:05

Shkon në 1028 numri i viktimave, 12 qytetarë humbin jetën nga Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 1028 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar dot: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç. 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.