Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Almeda është në pritje të një vajze dhe këtë lajm të bukur e bëri të ditur mëngjesin e sotëm.

Tolga, Almeda, Efehan së bashku me familjen aktorit ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e tij dhe dhurata më e bukur ishte zbulimi i gjinisë.

Në një moment Tolga hap dhuratën dhe nxjerr nga aty një veshje për bebe ngjyrë të kuqe.

Aktori e ka publikuar këtë moment në Instastory duke treguar se kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte.

"Ky lajm ishte dhurata ime më e bukur për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të bukur që mund të merrja", shkruan Tolga.



