Nga Shqipëria / E Hënë 14 Dhjetor 2020, 22:10

Puthje në buzë, prekje, Saimiri i 'Love Story' nuk i reziston dot binjakes

Në puntatën e sotme të "Love Story", Saimiri ka zgjedhur sërish për një takim të gjatë një nga motrat binjake, Silvanën.

Ata janë takuar në vilën e 33-vjeçarit, ku ndryshe nga takimet e para, kësaj here nuk kanë munguar puthjet në buzë, prekjet dhe takimet nëpër cepat e shtëpisë, për t’ju shmangur kamerave të produksionit.

Silvana dhe Saimiri kanë folur pak për udhëtimet, një element që u pëlqen të dyve, por shumicën e kohës dyshja e ka kaluar mes përqafimeve, çokollatave, verës dhe puthjeve.