Nga Shqipëria / E Hënë 14 Dhjetor 2020, 18:06

Publikohet momenti kur Ledri u bë baba

Reperi i njohur, Ledri Vula është bërë ditën e sotme baba për herë të parë. Partnerja e tij, Sara Hoxha, ka lindur gjatë ditës së sotme dhe lajmi u bë i ditur nga mediat.

Çifti janë bërë prindër të një vajze teksa emri i vogëlushës nuk është bërë i ditur akoma.

Ledri e as Sara ende nuk kanë bërë asgjë publike në rrjete sociale, por miqtë e tyre po.

Në momentin që është bërë baba, reperi ka telefonuar miqtë e tij dhe një prej tyre ishte Rron Kajtazi. Ai ka publikuar një foto nga momenti kur Ledri shfaqet i lumtur dhe i emocionuar me ardhjen në jetë të vajzës.

Tani na mbetet të presim edhe postimet e para të çiftit.