Nga Shqipëria / E Hënë 14 Dhjetor 2020, 18:06

Bieta dhe Albani tregojnë planet për zgjerimin e familjes

Bieta dhe Albani ishin të ftuar në një intervistë së bashku në emisionin "Binjakët". Ata kanë folur për historinë e tyre të dashurisë, si janë njohur e deri tek planet që kanë për zgjerimin e familjes.

Albani tregoi se gjëja e parë që i kishte bërë përshtypje kur Bieta kishte shkuar për të nisur punën ishin flokët e saj.

Çifti u shpreh se kanë dëshirë të kenë edhe dy fëmijë të tjerë dhe Bieta dëshiron binjakë.

Sa i përket anës profesionale, Bieta tregoi se ftesa për të drejtuar pasditen e Top Channel ka ardhur nga drejtuesi i televizionit, Ben Blushi, i cili ka kontaktuar fillmisht Albanin.

Ndërsa Albani preferoi të mos tregojë asnjë arsye rreth largimit nga Top Channel, por theksoi se tanimë ka nisur një marrëdhënie të re me Vizion Plus.