Nga Shqipëria / E Hënë 14 Dhjetor 2020, 15:03

Rivale me emisionet e pasdites/ A do shkonte Bieta si e ftuar tek Rudina? Habit moderatorja

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi ishin të ftuar në “Binjakët Show”, emisioni i Romeo dhe Donald Veshajt. Gjatë intervistës, binjakët pyetën Bietën edhe për rivalen e saj në ekran, Rudina Magjistarin, me të cilën ndajnë të njëjtin format emisioni, në të njëjtin ekran, por në orare të ndryshme.  

“Të ka ftuar ndonjëherë Rudina në emision?”, ishte pyetja për Bietën e cila fillimisht u përgjigj: “Cila Rudinë, se janë disa?”

“Asnjëherë”, tha Bieta, duke qenë se e ka të pamundur të lëvizë sepse është në transmetim live çdo pasdite, nga e hëna në të premte.

E pyetur se cili emision ka më shumë shikueshmëri sipas saj, Bieta u përgjigj: “Në kuptimin sasior të viteve që ka në treg, është “Takimi” i Rudinës. Të them të dhënat e Youtube-it? Trefish për “Ftesë në 5”.