Nga Shqipëria / E Hënë 14 Dhjetor 2020, 14:02

Ledri dhe Sara bëhen prindër për herë të parë, vjen në jetë vajza

Reperi i njohur, Ledri Vula është bërë ditën e sotme baba për herë të parë. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur për "Gazeta Express", se partnerja e ledrit Sara Hoxha, ka lindur gjatë ditës së sotme.

Çifti janë bërë prindër të një vajze teksa emri i vogëlushës nuk është bërë i ditur akoma.

Ledri e as Sara ende nuk kanë bërë asgjë publike në rrjete sociale.

Kujtojmë që çifti gjatë kësaj periudhe po jeton në Gjermani.