Almeda me Tolgën dhe Efehanin e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme duke dekoruar shtëpinë për festat e fundvitit. Ka qenë Almeda, ajo e cila ka postuar disa video nga ambienti i dekoruar kaq bukur.

Shtëpia e çiftit duket shumë e ngrohtë dhe pema e vendosur pranë oxhakut, e ka bërë gjithçka të duket edhe më festive.

Në një prej postimeve Almeda tregon se Efehan ka vendosur në fund të pemës një zbukurim flokë dëbore dhe shkruan se nuk ka për ta hequr pasi do i sjellë fat.

Kujtojmë që Almeda është në pritje të fëmijës së dytë.

