Nga Shqipëria / E Hënë 14 Dhjetor 2020, 11:11

'Qenke i rrezikshëm ti', nuk ndalet Arjoni, nxjerr videon me Anën tjetër

Konkurrentët e "Përputhen" ishin të ftuar të shtunën në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku u ndanë në dy ekipe, vajza e djem. Nuk munguan lojërat, ngacmimet e puthjet mes tyre dhe një prej sfidave ishte kalimi i mollës buzë buzë më buzë.

Arjoni u ofrua ta luante me Anën e re këtë lojë, por ajo nuk pranoi duke zgjedhur Arbërin. 

Pas kësaj puntate, Arjoni ka publikuar një video ku e pyet Anën pse refuzoi të luante me të.

"O Ana pse nuk e hëngre mollën me mua ti?”

“Oo je i rrezikshëm ti Arjoni,” përgjigjet Ana.