Trejsi Sejdini është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të showbizit, jo vetëm për fotot provokuese, por edhe deklaratat e saj. Bukuroshja ishte e ftuar së fundmi në "Prive", në një intervistë 60-sekondëshe, ku iu përgjigj dhe pyetjeve pikante.

Trejsi pohoi se do pranonte të luante në një film me skena të nxehta për 1 milion euro.

Modelja zbuloi se lidhja më e gjatë e saj ka zgjatur katër vjet.

Ajo mohoi lidhjen e përfolur me Don Xhonin duke treguar se kanë bashkëpunuar vetëm për klipin.

Trejsi nuk pranoi të përgjigjej kur e pyetën se cili është mashkulli më seksi shqiptar sipas saj.

Ndërsa pyetjes se cila Miss shqiptar i duket më e bukur se vetja, Trejsi u përgjigj: Adrola Dushi.
