Një vajzë 38-vjeçare ka humbur jetën teksa përpiqej të realizonte foton perfekte, gjatë një vizite në Parkun Kombëtar Grampians në Australi.
Mësohet se turistja ra nga një lartësi prej 80 metrash pasi u mundua që të realizonte një foto nga një pikë e malit.
Por fatkeqësisht 38-vjeçarja rrëshkiti dhe humbi jetën. Ajo ndodhej në Parkun Kombëtar Grampians së bashku me familjen.
Në lidhje me ngjarjen ka nisur një investigim nga policia, por vdekja e të resë deri më tani nuk cilësohet si e dyshimtë.
