Nga Shqipëria / E Diel 13 Dhjetor 2020, 14:02

Po përpiqej të bënte foton perfekte, humb jetën 38-vjeçarja

Një vajzë 38-vjeçare ka humbur jetën teksa përpiqej të realizonte foton perfekte, gjatë një vizite në Parkun Kombëtar Grampians në Australi.

Mësohet se turistja ra nga një lartësi prej 80 metrash pasi u mundua që të realizonte një foto nga një pikë e malit.

Por fatkeqësisht 38-vjeçarja rrëshkiti dhe humbi jetën. Ajo ndodhej në Parkun Kombëtar Grampians së bashku me familjen. 

Në lidhje me ngjarjen ka nisur një investigim nga policia, por vdekja e të resë deri më tani nuk cilësohet si e dyshimtë.