Nga Shqipëria / E Diel 13 Dhjetor 2020, 12:12

E tmerrshme/ Ajo e tradhëtoi, i riu vret të dashurën dhe vëllain e saj 9 vjeç

Një i ri në Rusi është shpallur në kërkim pasi ka vrarë të dashurën, 26 vjeç dhe më pas i nisi një video autoriteteve ku pranonte krimin.

Akshin Guseinov, 32 vjeç, vrau Viktoria Makarova në banjo. 26-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve në kokë. Më pas e çoi në shtëpinë e familjes së saj ku torturoi dhe vrau vëlllain e vogël të saj, Dmitry, 9 vjeç.

Dimitry

Guseinov pranonte në një video që ishte autori i ngjarjes së rëndë dhe sipas tij, e dashura po e tradhëtonte me një person tjetër i quajtur Yuri.

Viktoria Makarova

Pas vrasjes, Guseinov, i cili ka disa biznese në fushën e ndërtimit dhe turizmit shkoi në brigjet e Detit të Zi dhe u zhduk. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Akshin Guseinov