Nga Shqipëria / E Diel 13 Dhjetor 2020, 10:10

Koronavirusi i merr jetën mjekut anestezist Mihal Kerci

Një tjetër mjek ka humbur jetën këtë të diel si pasojë e koronavirusit. Viktima është kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive doktor Mihal Kerci.

Kerci prej disa ditësh ndodhej në gjendje kritike për jetën dhe sot e ka humbur betejën me Covid 19.

Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se kjo është një ditë zie për Anestezi-Reanimacionin e mjekësinë shqiptare.

“Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci!

Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare!

Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!

Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor.

Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….

Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi.

Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij!

Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme”, shkruan Shehu.