Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Dhjetor 2020, 22:10

'Ia kisha borxh!', Arjan Konomi përlotet në emision për Adelajdën

Arjan Konomi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në "Shiko kush luan", ku gjatë mbrëmjes duhet të jepte një opinion të tijin për personazhin më të mirë dhe atë më pak të mirë në fusha të ndryshme si: Prezantim, Politikë, Big Brother, Për’puthen dhe Art.

Teksa në ekran u shfaq “Big Brother”, Arjani ndryshe nga fushat e tjera ndaloi dhe zgjodhi të fliste vetëm për një personazh si atë më të mirin ndër vite. Zgjedhja e tij ishte e ndjera Adela Xhamani, e cila humbi jetën tre vite më parë. Teksa fliste për Adelën, opinionisti i njohur ishte me sy në lot duke thënë se ajo ishte një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

“Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë”, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit, arriti një karrierë në television, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër.”, u shpreh Konomi duke emocionuar të gjithë teksa e përfundoi kështu “Ia kisha borxh Adelës”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)