Ditën e sotme Andrra ka konfirmuar lajmet se është në pritje të ëmbël duke postuar një foto shumë të bukur ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me të bardha.

"Pritja me e embel, e lumtur dhe mirenjohese per cdo sekond te jetes, te presim me padurim", shkruan Andrra duke falenderuar Rezarta Shkurtën për foton.

Me një tjetër postim, Andrra zbulon se ajo është në pritje të një vogëlushi dhe dëshira e Ansit është bërë realitet pasi ai gjithë këtë kohë kërkonte një vëlla.

"Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella... Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen...", shkruan Andrra.




