Policia ka shpërndarë turmën e protestuesve me gaz lotsjellës ndërsa ka nisur edhe arrestimet e para.
“ABC News” sjell pamjet e momenteve kur disa të rinj janë arrestuar në bulevard.
Turma më pas u nis për te drejtoria e policisë së Tiranës, por efektivët ndërhynë duke i shpërndarë.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, largimin e Ardi Veliut, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në tre ditët e fundit.
