Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Dhjetor 2020, 19:07

'Ça kena bo', policia hedh gaz lotsjellës dhe nis arrestimin e protestuesve

Policia ka shpërndarë turmën e protestuesve me gaz lotsjellës ndërsa ka nisur edhe arrestimet e para.

“ABC News” sjell pamjet e momenteve kur disa të rinj janë arrestuar në bulevard.

Turma më pas u nis për te drejtoria e policisë së Tiranës, por efektivët ndërhynë duke i shpërndarë.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, largimin e Ardi Veliut, por edhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në tre ditët e fundit.