Arkimed Lushaj i njohur si Stresi përmes disa postimeve në Instastory ka bërë thirrje për rezistencë dhe u premton protestuesve se sonte do të jetë në tubim. Stresi i dërgon një mesash kryeministrit që të dorëzojë Ardi Veliun, pra ta shkarkojë ose në të kundërt, thotë ai do i shkojnë kreut të qeverisë në Surrel.
"I bëj thirrje Kukësit, Shkodrës, Tropoja jeme çohuni sot o kurrë. Ne jemi nis, se si do vijmë sot në Tiranë gjallë a vdek nuk e di por na pritni në protestë sot do jem aty 100%, me premtimin që ua dhashë me djemtë prej Kosove e Maqedonie. Rezistoni sa të vijmë edhe ne amaneti i Zotit mos u dorëzoni.
Edi Rama dorëzo Ardi Veliun, mafiozin më të madh të historisë së Shqipërisë edhe të policisë dhe kupolës mafioze, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel. Edi Rama dorëzo Ardi Veliun ose do vijmë në Surrel pasha këtë Zot” thotë Stresi.
