Një makinë është përfshirë nga flakët në lëvizje paraditen e sotme në Tiranë. “ABC News” ka publikuar pamjet e momentit kur makina është e përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi te Rruga e Elbasanit rreth orës 11:35.
Policia thotë se shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Drejtuesi i makinës tip “Ford” me inicialet D.B. fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, pasi ka dalë me shpejtësi.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
