Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Dhjetor 2020, 11:11

2 ditë më parë u tha se u martuan, zbulohet ç'po ndodh me Fjollën dhe Fisnikun

Dy ditë më parë në media u përfol se Fjolla dhe Fisniku e kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre. Thashethemet nisën kur vetë Fjolla me një postim në Facebook ndryshoi statusin nga beqare në e martuar me Fisnik Sylën.

Çifti mori dhe urime të shumta nga miqtë e ndjekësit. 

Mirëpo, së fundmi "Prive" ka mësuar se dyshja nuk janë celebruar e as nuk kanë organizuar në fshehtësi ndonjë dasmë. Thjesht, ata e kanë ndryshuar statusin në rrjete sociale, sepse ndihen si të martuar.

Sakaq, Fjolla dhe Fisniku kanë vendosur që ta ndërmarrin këtë hap të madh, vetëm pasi të qartësojnë çështjet ligjore që janë hapur nga organet e drejtësisë, pasi këngëtarja u kap me një armë zjarri në Morinë disa muaj më parë.