Genc Prelvukaj pak ditë më parë bëri të ditur se është infektuar me koronavirus. Këngëtari shkruante se kishte disa shqetësime jo të vogla shëndetësore, që së fundmi kanë bërë që ai të shtrohet në spital.
View this post on Instagram
Ka qenë e dashura e tij Eni Koçi ajo e cila ka hedhur një foto në Instastory, ku tregoi se Genci është në spital.

“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë atë”, ka shkruar Eni krahas fotos, ku i dashuri i saj shihet duke marrë serum.
Kujtojmë që para dy ditësh, këngëtarja tregoi se kishte dal negative, pasi kishte bërë testin e Covid-19.

