Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Dhjetor 2020, 01:01

Konkurrenti ushtron dhunë tek shef Renato, përjashtohet nga Hell’s Kitchen

Mbrëmjen e djeshme në "Hell's kitchen", shef Renato është përballur me një ngjarje që s’ka ndodhur kurrë më parë.

Gjithçka ndodhi kur shef Renato hedh tiganin me patate të Eusebios, ndërsa ky i fundit revoltohet e fillon të ofendojë. Më pas konkurrenti përplas banakun në nerva e sipër dhe e përplas në tokë shef Renaton.

Ky veprim ka shkaktuar përjashtimin e tij nga kuzhina më e famshme në Shqipëri.