Nga Shqipëria / E Premte 11 Dhjetor 2020, 23:11

Stresi i dedikon këngë Klodian Rashës: Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet

Stresi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të shkurtër, në të cilën dëgjohet një pjesë e një këngë dedikuar mallit të nënës për të birin.

Vargjet në fjalë përshtaten me situatën e krijuar në familjen e Klodian Rashës pas vrasjes së 25-vjeçarit. Stresi ka qenë aktiv në protestat e mbajtura së fundmi duke kërkuar drejtësi për vrasjen e shokut të tij.

“Është zëri i nënës që po qan ku e ka djalin e vet. Zemra vet e thërret, parandjenja a medet. Ajo nuk fle kur e di se sa net, del te dera veç e pret,” dëgjohet në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi)