Tjetër version jep Ana për foton që u bë virale e tjetër jep Arjoni. Ky i fundit ka reaguar për herë të parë sot duke publikuar në Instagram një video të gjatë ku shpjegon versionin e tij në italisht, gjë që i ka nxehur fansat duke qenë se jo të gjithë e kuptojnë gjuhën.
Në rrëfimin e tij, Arjoni i kërkon falje familjes së Anës për publikimin e fotos dhe thotë se është i lënduar pas sipas tij ajo nuk po tregon të vërtetën.
Arjoni ndryshe nga Ana thotë se ajo nuk shkoi tek shtëpia e tij sepse ai ishte sëmurë, por po e priste pas takimit me Tean.
Konkurrenti shprehet se ai dhe Ana kanë pasur një histori dashurie. Madje thotë se ai mendonte të krijonin familje bashkë dhe i kishte kërkuar të dilnin nga emisioni.
View this post on Instagram
