Nga Shqipëria / E Premte 11 Dhjetor 2020, 18:06

Gurë, kapsolla e tension para Kryeministrisë: Drejtësi për Klodianin

Këtë të premte siç u paralajmërua po zhvillohet protesta e radhës për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Kapsolle, gurë, tension janë raportuar mbrëmjen e sotme në këtë protestë.

Protestuesit janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  me thirrjet “Poshtë diktatura”.

Protestës së sotme i janë bashkuar ish-deputetë të LSI, Përparim Spahiu, Silva Caka, Erisa Xhixho. Po ashtu protestës i është bashkuar edhe deputetja Rudina Hajdari.

Policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës ndërsa më pas ka nisur shoqërimet. Vetëm një numër i vogël qytetarësh janë aktualisht në bulevard, ndërsa i gjithë sheshi është i mbuluar nga tymi.