Nga Shqipëria / E Premte 11 Dhjetor 2020, 17:05

Vajza e Loredanës dhe Mozzikut merr vëmendjen e Nicki Minaj

Hana ka marrë vëmendjen e reperes me famë botërore, Nicki Minaj. Pak ditë më parë Loredana postoi një video të Hanës në Instastory ku shihej me një nga personat e stafit të reperes duke filmuar me një kamer.

Në sfond Lori vendosi këngën e Nicki Minaj “Moment for life”. Video është shpërndarë nga një faqje fansash e Minajt dhe kjo e fundit e ka pikasur mes shumë videove që i dërgojnë.

Reperja e ka pëlqyer videon dhe Loredana e ka vënë re këtë veprim duke e shpërndarë në Instagram e duke u treguar të gjithëve se Nicki Minaj ka pëlqyer videon e Hanës.