Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 11 dhjetor 2020
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 802 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë nga 2604 testime të kryera në total.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 310 raste në Tiranë, 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
