Anxhelina ka punuar tërë këtë kohë për t'u rikthyer në muzikë dhe më në fund koha erdhi. Këngëtarja, e cila i ka munguar skenës prej 9 vitesh ka publikuar këngën e saj "Precious".

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Anxhelina ndërsa komentuesit e kanë krahasuar zërin e saj me të Beyonce-s.

Videoklipi është shumë i veçantë dhe mund ta ndiqni më poshtë.
Kujtojmë që Anxhelina ka punuar edhe për disa këngë të tjera që do të publikohen më vonë.




