Nga Shqipëria / E Premte 11 Dhjetor 2020, 15:03

Më në fund rikthehet pas 9 vitesh me këngë të re Anxhelina, e krahasojnë me Beyonce-n

Anxhelina ka punuar tërë këtë kohë për t'u rikthyer në muzikë dhe më në fund koha erdhi. Këngëtarja, e cila i ka munguar skenës prej 9 vitesh ka publikuar këngën e saj "Precious".

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Anxhelina ndërsa komentuesit e kanë krahasuar zërin e saj me të Beyonce-s. 

Videoklipi është shumë i veçantë dhe mund ta ndiqni më poshtë.

Kujtojmë që Anxhelina ka punuar edhe për disa këngë të tjera që do të publikohen më vonë.