Covid-19 i ka marrë sot jetën ish-rektorit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Jani Dode.
Dode ishte në intubim prej disa ditësh në spitalin Infektiv, por nuk ka mundur më të vijojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid 19.
Dode ka qënë rektor në vitet 2000, për tu zgjedhur në 2008 Kryetar i Këshillit Administrativ të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

