Optimizmi do jete fjala Kryesore. Mendoj qe eshte nje dite me energji qe i le pas ditet tokesore ne kuptimin vetem praktik analitik dhe me kembe ne toke. Sot edhe mund te enderrojme te fantazojme por mbi te gjitha te kemi zjarrin e krijimit aleat ne jeten tone. Dite e zjarrte per njerez te ngurtesuar nga situatat. Dite qe ndez thengjillin gjysem te shuar por qe i ka mbetur zjarr nen hurin e murme te mangallit, shprehet Meri.
Dashi
Sot do jeni zjarr per zjarr dhe do kuptoni qe jeta nuk eshte vetem llogari ne mendje apo ne leter, por eshte deshira per te bere gjera dhe krijuar
Demi
Na falni por zjarri ju tremb. Megjithate jeni ftohur kaq shume sa sot nuk do mund te rezistoni nje person te nxehte qe ju afrohet dhe ju ngrohe duart dhe shpirtin
Binjaket
Sot duhet te dilni edhe te komunikoni edhe sikur t'ju duhet te hidheni me parashute nga avioni. Jeta nuk pret as shkalle dhe as kujtime ne faza te caktuara
Gaforrja
Sot do keni nje moment frymezimi qe do ju cliroje nga frika dhe pasigurite. Por ju si natyre e shuani zjarrin dhe ka mundesi qe sipas natyres suaj t'i fryni per ta largur
Luani
Kjo dite ju perket dhe duhet ta rrembeni dhe ta kontrolloni para se zjarri i munguar deri tani te djeg gjthcka perreth nga pakujdesia e kraheve te shtirre sa me shume
Virgjeresha
Kjo dite nuk ju pelqen pasi nuk jeni fare natyre e shprehur me ngjyra dhe shperthime. Ju duhet gjysem hije gjysem drite qe te keni sukses. Sot detajet nuk ju nzjerrin perfekt dhe dita ju duket deshtim
Peshorja
Fry ere dhe fry zjarr dhe kjo do jete motoja e dites ne shenjen tuaj duke e perdorur me mendjen tuaj artistike per te bere marrdhenie me art dhe art me zjarr dhe pasion
Akrepi
Ju zjarrin e ushqeni me lotet e nxhehte si furnalte dhe me zjarrin e Feririt qe nuk e dine qe e keni brenda vetes dhe rilindni cdo dite nga farketari i mbijeteses. Sot do jeni me te privilegjuar ne jeten erotike
Shigjetari
Dielli ne shenjen tuaj do prek fatin ne menyren me te bukur, por edhe te rastesishme si nje drejtesi qe vendoset apo vuloset me damke te nxehte ne emer te lirise, por edhe te skllaverise
Bricjapi
Sot ju del loja nga kontrolli dhe askush nuk do i degjoj kritikat tuaja. Perpiquni te afroheni dhe te parnoni nje marredhenie qe pretendon tju udheheq
Ujori
Revolucioni po jep shenja me afrimin e Jupiterit ne shenjen tuaj. Sot dita po ngrohe ato marredhenie qe do t'i shpetojne perballjeve dhe furtunave te medha
Peshqit
Asgje nuk do kuptoni pasi natyra juaj nuk do perputhet sot me energjine e dites dhe do beheni pak me te ashper ndaj njerezve dhe situateve qe i paragjykoni. Por mund te mbyteni edhe me nje pike uje nga pakujdesia.
