Nga Shqipëria / E Premte 11 Dhjetor 2020, 13:01

Polici që vrau Klodianin i penduar në gjykatë: Dua përballje me familjen për t’i kërkuar falje

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e Shqiponjave, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, në mesnatën e së hënës në zonën e Laprakës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se polici është shprehur i penduar gjatë dëshmisë së tij përpara trupit gjykues.

Ai ka kërkuar të pranishëm në seancë familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, për t’i kërkuar falje për vrasjen e djalit të tyre.

Burimi: abcnews.al