Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e Shqiponjave, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, në mesnatën e së hënës në zonën e Laprakës në Tiranë.
Avokati ka kërkuar një masë më të butë për klientin e tij për shkak se ky i fundit ka shprehur pendesë për aktin e kryer.
Ndërkohë gazetarja Glidona Daci raporton se sipas prokurorisë i riu ka hematoma në fytyrë, por do të jetë ekspertiza përfundimtare që do të përcaktojë nga se i janë shkaktuar.
Burimi: abcnews.al
