Nga Shqipëria / E Premte 11 Dhjetor 2020, 10:10

Infektohet me Covid mjeku i njohur, në gjendje të rëndë për jetën

Mjeku anestezist Mihal Kerci është infektuar me COVID-19 dhe është në gjendje kritike për jetën. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë me një njoftim ky thuhet se Kerci është në gjendje kritike për jetën.

“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten. Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.

Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte !”, thuhet në njoftim.