Nga Shqipëria / E Enjte 10 Dhjetor 2020, 22:10

'Nëse ajo nuk vjen këtu, nuk do rri as unë', Fatjoni lë Përputhen për Anën

Puntatën e sotme në "Përputhen" u diskutua foto virale e Arjonit me Anën në shtrat. Në një lidhje me studion e "Përputhen", Ana tha se atë ditë shkoi në shtëpinë e tij pasi ishte sëmurë. Sipas saj në krevat është vetë ajo pasi e kishte zënë gjumi nga lodhja. Konkurrentja tha se e ka denoncuar dy herë Arjonin në gjykatë dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Një ndër personat më të revoltuar për sa i përket veprimit të Arjonit ishte Fatjoni. Ai u shpreh i gatshëm ta lërë "Përputhen", nëse Ana nuk kthehet. 

“Nëse ti vendos që të largohesh do të thotë që ai ka të drejtë, por ai që duhet të largohet është ai ordineri. Nëse Ana nuk vjen këtu, nuk do të rri as unë. Unë po i drejtohem mamasë së atij që do të bëjnë shumë gabim nëse nuk i kanë dhënë disa pëllëmba”, tha Fatjoni.