Pamjet të rënda nga protesta e mbajtur sot në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës. Efektivët e FNSH-së kanë kapur një protestues dhe nuk e lëshojnë.
Siç shihet edhe nga pamjet, i riu ka marrë plagë në kokë dhe është gjakosur. Efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë rrethuar, e kanë kapur nga xhupi dhe i kanë hedhur ujë.
Qytetarët e tjerë kanë ndërhyrë duke thënë:
“Çfarë të bëri more, ç’të bëro mor…po lëshoje more…”
