Nga Shqipëria / E Enjte 10 Dhjetor 2020, 20:08

Einxheli kritikoi dhunën në protestë, Stresi e ofendon me fjalë të rënda

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka kritikuar përmes një postimi në Instastory veprimet e dhunshme të protestuesve duke u shprehur se kjo nuk është mënyra e duhur për të sjellë ndryshimin.

"Ndryshimi nuk vjen me ndëshkim, as me ndërrim karrigesh pushteti, as me shkatërrim, por me reflektim mbi gabimet dhe përmirësim të qasjeve tona humane. Djegia e pemës nuk do ngjallë askën, nuk do dënojë askën e as do rrëzojë askënd nga pushteti, por vetëm njollos qëllimin tuaj!”, shkruan ndër të tjera Einxhëll.

Stresi, i cili ka deklaruar publikisht se ka organizuar protestën, e ka ripostuar statusin e moderatores duke e ofenduar rëndë me një fjalor të papërshtatshëm.